www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xavin e kënaqin dy transferimet e ditës së fundit: Janë futbollistë fitues

Posted on September 3, 2023September 3, 2023 by User User1

Barcelona arriti që në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të nënshkruajë me dy futbollistë shumë të kërkuar.

Fjala është për dy protugezët, mbrojtësin Joao Cancelo dhe sulmuesin Joao Felix që iu bashkuan katalunasve në formë huazimi.

Mbrojtësi anësor erdhi nga Manchester City derisa sulmuesi nga Atletico Madrid, por katalunasit nuk e kanë të drejtën e blerjes së tyre në fund të sezonit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka grumbulluar të dy lojtarët për ndeshjen ndaj Osasunës, derisa është shprehur i lumtur që i ka nën urdhrat e veta.

“Cancelo më ka pëlqyer gjithmonë, është lojtar që ka luajtur në nivele të larta dhe është fitues. Ndërsa Felix mund të luajë në disa pozicione, kjo është diçka pozitive sepse mund të përgjigjet kudo ka nevojë ekipi”, u shpreh Xavi.

Ai ka folur edhe për përballjen me Osasunën, ky synon të arkëtojë tre pikët.

“Osasuna luajnë fort në shtëpi, do të jetë një ndeshje e komplikuar. Sapo janë eliminuar nga Liga e Konferencës dhe nuk janë në situatën më të mirë të mundshme, megjithatë do të jetë e vështirë, por ne duam të marrim maksimumin”, deklaroi Xavi.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara