www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vritet me armë zjarri një person në Prizren, i dyshuari në arrati 

Posted on September 3, 2023September 3, 2023 by User User1

Një person rreth moshës 48-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të diel në lagjen Arbana në Prizren dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i emergjencës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga organet e rendit.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana të Prizrenit. Dyshohet se një person ka shtënë me armë në drejtim të viktimës rreth moshës 48 vjeç. Policia janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”, ka thënë ai./Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara