www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sela godet bllokun opozitar

Posted on September 3, 2023September 3, 2023 by User User1

Ziadin Sela mbrëmë gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, ka goditur Kasamin dhe Gashin duke thënë se ASH-ja ka qenë gjithmonë dorë e ndihmës dhe u dhamë fuqi politike për të krijuar frontin opozitar duke e ditur se sa e kanë forcën, përcjellë Klan M.

”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga 1 ose 2 maksimumi të marrin deputetë u dhamë 4 dhe na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë dhe nënshkruar dhe sot po tregojnë moral. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që vjen” – tha Sela për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

Nga ana tjetër Ziadin Sela foli edhe rreth bashkëpunimit me BESEN dhe Bilall Kasamin.

”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet më i fortë, ashtu edhe 2017 kur ishim pjesë i Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjer nga Qeveria, kto bën lojën u ndanë në dysh na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, Qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal ne mënyrë që të ndërojnë bllokun e potencën e opozitës, ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë por nuk ia arritën” – tha Ziadin Sela. /KlanMacedonia/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara