www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rasti i ”Onkologjisë”: Nesër organizohet protestë para Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë

Posted on September 3, 2023September 3, 2023 by User User1

Shkup, 3 shtator – Nesër (e hënë) duke filluar nga ora 18:00, ju ftojmë në një protestë para Qeverisë, ku së bashku do të shprehim mllefin dhe revoltën tonë ndaj krimit të toleruar prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë thuhet në thirrjen për protest.

Në njoftim mes tjerash thuhet se protesta do të fillojë nga Qeveria dhe do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë, ku do të bëhet thirrje për dorëheqje dhe PËRGJEGJËSI nga të gjithë ministrat e Shëndetësisë. Brutaliteti i pushtetit çdo ditë sjell viktima të reja, viktima të kësaj radhe janë pacientët e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë pritur me muaj në gjendje të rrezikshme për jetën, ndërsa barnat kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Bëhet fjalë për krimin e organizuar që përfshin zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ka vite që vazhdon.

Skandali me vjedhjen e barnave onkologjike nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar dhe fajin ta ketë edhe një herë vetëm kablloja! Ne nuk pranojmë përgjegjësi nga niveli më i ulët në Onkologji – kërkojmë përgjegjësi penale për qeveritarët, thuhet në thirrjen për protesta.

Në thirrje mes tjerash janë përmendur edhe emra të cilët sipas protestusve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen.

1. Kërkojmë përgjegjësi nga ministrat Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Fatmir Mexhiti.
2. Kërkojmë përgjegjësi nga zëvendësministrat e Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe Maja Manoleva.
3. Kërkojmë përgjegjësi nga ish drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor Irina Sotirova Buhova dhe drejtoresha aktuale Renata Mlladenovska.
4. Kërkojmë përgjegjësi nga ish-drejtori organizativ i Klinikës Nehat Nuhi” – thuhet në thirrjen për protestë nga organizata joqeveritare.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara