www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Djathi më i shtrenjtë në botë: Një copë shitet për 30 mijë euro

Posted on September 3, 2023September 3, 2023 by User User1

Djathi i kaltër Cablares nga veriu i Spanjës “fitoi” titullin e djathit më të shtrenjtë në botë, pasi një rrotë 2.2 kilogramësh u shit në një ankand për 30 mijë euro, shkruan portali Independent.

“Ne e dinim se kishim një djathë të mirë, por gjithashtu se ishte shumë e vështirë për të fituar,” i tha EFE, agjencisë shtetërore të lajmeve të Spanjës, Guillermo Pendas, i cili e bëri atë për fabrikën e familjes së tij në Los Puertos.

Ai shpjegoi se djathi maturohej në një shpellë në lartësinë 1400 metra mbi nivelin e detit, në temperaturën 7 gradë, ku kaloi “minimumi tetë muaj”.

Çmimi i rregullt i këtij djathi është rreth 35 deri në 40 euro për kilogram. Djathi bëhet me ndihmën e qumështit të papërpunuar të lopës ose nga përzierja e qumështit të lopës, deles dhe dhisë dhe piqet në një shpellë.

Djathi i mëparshëm më i shtrenjtë u shit për 20,500 euro në vitin 2019, i blerë edhe nga restoranti që bleu edhe djathin Cablares.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara