www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandal: Zihet duke vjedhur në butik U.D. Drejtoresha e Shkollës në Kçiq të Mitrovicës, policia i bën kallëzim penal (Dokument)

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1
Predispozitat e pozitave të rëndësishme udhëheqëse janë që personat që e ushtrojnë detyrën të jenë shembull i mirë për të tjerët, e kjo bëhet akoma më e dukshme kur një pozitë e tillë është në fushën udhëheqëse të Arsimit, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj. Por jo të gjithë personat që ushtrojnë pozita të rëndësishme udhëheqëse në Arsim, janë shembull i mirë për të tjerët, sidomos nxënësit të cilëve duhet t’iu shërbejnë.

Një mision të tillë nuk po e kryen as ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së shkollës “Bislim Imeri” në Kçiq të Mitrovicës, Ardita Brahimi Idrizi, që me të drejtë mund ta marrë epitetin drejtoreshë e skandaleve.

UD drejtoresha Ardita Brahimi Idrizi është zënë duke vjedhur në një biznes në qendër të Mitrovicës në qershorin e këtij viti, dhe a mund ta besoni se çfarë: një maicë dhe një këmishë, njëra në vlerë 10 euro dhe tjetra në vlerë 25 euro.

Kështu thuhet në kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Kosovës, njësia e hetimeve, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, dokument të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Online Veriu.info. Ky kallëzim penal u dorëzua në prokurori më 15 qershor 2023.

Sipas kallëzimit penal të siguruar nga Veriu.info e dyshuara, ud drejtoreshë e shkollës së Kçiqit, Ardita Brahimi Idrizi, më 9 qershor 2023 rreth orës 18:00 ka vjedhur dy rroba në butikun “Aksion” që gjendet në shëtitoren e qytetit në Mitrovicë në rrugën “Shemsi Ahmeti”, duke kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 i KPRK-së.

Rasti në polici është raportuar të nesërmen me datë 10 qershor nga menaxheri i butikut, i cili ka deklaruar se personi në fjalë ka vjedhur dy rroba, një maicë ngjyrë të bardhë “avrile” në vlerë 10 euro dhe një këmishë ngjyrë të bardhë në vlerë 25 euro.

Sipas arsyetimit të kallëzimit penal, butiku “Aksion” ka qenë nën vëzhgimin e kamerave, policia ka shikuar videoinçizimet ku personi që ka vjedhur identifikohet dhe ajo është Ardita Brahimi Idrizi.

Madje rasti më tutje duket sikur në filma, pasi drejtoresha Brahimi sapo i ndizet sensori i alarmit në derën e daljes nga lokali, fillon të vrapojë dhe hip në veturën e saj dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

“Pasi lokali ishte nën vëzhgimin e kamerave është identifikuar e dyshuara Ardita Brahimi e cila në videoinçizime shihet që brenda lokalit kishte marrë dy këmisha dhe një maicë në dorë dhe kishte shkuar në zhveshtore të lokalit. Pas një kohe të shkurt e dyshuara del nga zhveshtorja me çantën e saj të krahut dhe niset në drejtim të daljes së lokalit, me ç’rast te dera e lokalit është vendosur sensori i alarmit dhe ende pa dalë nga banaku arkatarja e thërret që të ndalet, por e dyshuara nuk ndalet, pastaj një tjetër punëtoren i vihet pas deri jashtë lokalit por e dyshuara e shpejton ecjen duke mos u ndalur, pastaj hyn në automjetin e saj.” – thuhet në dokumentin e kallëzimit penal të siguruar nga Veriu.info.

Po ashtu Policia e Kosovës në kallëzimin penal në bazë të dokumentit sqaron se Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ia ka bashkangjitur edhe videoinçizimet e rastit.

Por kjo nuk është vepra e vetme e drejtoreshës Brahimi, pasi sipas kallëzimit penal shihet se e dyshuara ka të kaluar kriminale, siç specifikohet në rreshtin e fundit në faqen e parë të kallëzimit penal.

Më poshtë ju sjellim kallëzimin penal ndaj drejtoreshës Ardita Brahimi Idrizi, siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Online Veriu.info:

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara