www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëria si Kroacia! Gazeta franceze “La Parisien” flet për turizmin shqiptar

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Çmimet u ulëta dhe numri i madh i turistëve që vizituan Shqipërinë këtë sezon turistik kanë tërhequr vëmendjen e gazetës franceze “Le Parisien”, që e cilëson vendin tonë një “Eldorado të re turistike për italianët”.

Kostot e ulëta – thotë gazeta – bën që italianët të braktisnin plazhet e jugut të tyre dhe të kalonin masivisht Adriatikun për të pushuar në Shqipëri.

Sipas “Le Parisien”, janë rreth 500 mijë italianë që këtë verë pushuan në plazhet e Durrësit, Vlorës apo Sarandës.

Gazeta ndalet dhe tek vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni si dhe tek postimi i kryeministrit Edi Rama që krahasoi periudhën kur shqiptarët emigronin masivisht drejt gadishullit Apenin me bumin e tanishëm të italianëve që vizitojnë Shqipërinë dhe që shkaktoi mjaft polemika.

Sipas gazetës franceze, Shqipëria po ndjek të njëjtën rrugë si Kroacia për të zhvilluar në masë të madhe turizmin e huaj në bregdet. Më tej “Le Parisien”  citon edhe kryeministrin Rama që tha se Shqipëria është një Itali e vogël, por edhe paralajmërimin e tij se edhe këtu çmimet do të rriten, pasi vendi do të shkojë drejt një turizmi elitar./Top Channel

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara