www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit vazhdon të përmbushë premtimet nga programi “Për Shkupin modern”

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Qyteti i Shkupit, krahas realizimit të projekteve aktuale investive për ndërtimin dhe rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet, vazhdon t’i përmbush premtimet nga programi “Për Shkupin modern” me përgatitjen e dokumentacionit teknik investiv për pranimin e ujërave të shiut nga Pripori dhe Sopishte.

Dokumentacioni i projektit synon të arrijë një ndarje dhe zgjidhje të përhershme për largimin e ujërave të shiut nga vendet që gravitojnë në shtrirjen nga pjesa e ulët e Priporit afër rrethrrotullimit të ri në Bulevardin Serbia deri në rrethrrotullimin në Sopishtë. Në këtë lokalitet deri më tani nuk është ndërtuar kanalizimi i rrëmbyeshëm, për shkak të të cilit sistemi ekzistues i kanalizimit fekal është i ngarkuar edhe më shumë me ujërat e shiut dhe në kushte shiu ekziston mundësia e derdhjes së ujërave të zeza. Njëkohësisht përmes kanalizimit ekzistues në kushte të reshjeve të dendura kalojnë dheu, rëra, gjethet dhe degët, të cilat paraqesin problem shtesë në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, veçanërisht në pjesën e poshtme të Priporit, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit informon se përgatitja e këtij dokumentacioni teknik nga NP “Ujësjellës Kanalizime” Shkup, është zgjidhja përfundimtare për kanalizim adekuat, në harmoni me nevojat në terren dhe zgjidhjet planifikuese për vendbanimet, dhe realizimi i tij do të mundësojë kullimi.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara