www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga Klinika për onkologji dhe nga dy banesa janë konfiskuar dhe dërguar në ekspertizë kompjuterë dhe dokumentacion

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Shkup, 2 shtator – Prokuroria themelore publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve në procedurën parahetuese në Klinikën për onkologji.

Siç informojnë sot nga Prokuroria publike, aksioni u zbatua në bazë të informatave në tekstet gazetareske lidhur me punën e Klinikës.

Gjatë ditës së djeshme, në bazë të urdhërit gjyqësor, pas orientimeve të prokurorit publik nga Prokuroia themelore Publike, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën për onkologji, si edhe në dy lokacione në banesa private në Shkup.

Me këtë rast janë konfiskuar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës.

“Kontrollet bëhen me qëllim të sigurimit të dëshmive për veprën eventuale penale”, thuhet në kumtesën e sotme të Prokurorisë. 
/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara