www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mexhiti me përkrahje për aksionin e mbrëmshëm në Klinikën e Onkologjisë, pret hetim të shpejtë

Posted on September 2, 2023 by User User1

Shkup, 2 shtator – Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili sot ka shprehur përkrahje për aksionin e mbrëmshëm të Prokurorisë dhe policisë në Klinikën për onkolgji, pret që institucionet shpejtë të prononcohen lidhur me hetimin. 

“Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin”, thuhet në deklaratën me shkrim të Mexhitit.

Në bazë të urdhërit gjyqësor, dje janë kryer bastisje në Klinikën për onkologji, si edhe në dy lokacione në banesa private në Shkup. Me këtë rast janë konfiskuar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës.

Siç informojnë sot nga Prokuroria publike, aksioni u zbatua në bazë të informatave në tekstet gazetareske lidhur me punën e Klinikës. 
/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara