www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Në komunat e drejtuara nga LSDM janë realizuar mesatarisht mbi 53 për qind të projekteve të premtuara

Posted on September 2, 2023 by User User1

Shkup, 2 shtator – Kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së me punën e tyre dhe projektet e realizuara në nivel lokal janë shembull i punës së suksesshme dhe të përkushtuar në interes të qytetarëve, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një postim në Fejsbuk duke ndarë një fotografi nga takimi me udhëheqësinë e partisë dhe kryetarët e komunave.

Kovaçevski ka thënë se mesatarisht në të gjitha 17 komunat e menaxhuara nga LSDM-ja janë realizuar më shumë se 53 për qind nga projektet e premtuara për qytetarët.

“Komunat po zhvillohen dhe po përparojnë. Ky është një ndryshim i madh në krahasim me paaftësinë e kryetarëve të VMRO-së që për dy vite nuk kanë realizuar projekte dhe nuk po bëjnë asgjë për qytetarët. Kjo e arritur pasqyron përkushtimin e LSDM-së ndaj qytetarëve. Politikat e qeverisë kanë për qëllim zhvillimin e balancuar lokal dhe progresin ekonomik për përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, shkruhet në postimin në Fejsbuk.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara