www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Si t’i dalloni disa nga shenjat e fshehura të depresionit 

Posted on September 1, 2023 by User User1

Depresioni është një gjendje mjekësore që shfaqet me disa simptoma, të cilat ndikojnë në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe përballjes me aktivitetet ditore.

Shpesh këto simptoma janë të fshehura dhe njeriu nuk e kupton nivelin e dëshpërimit.

Në vijim janë disa prej shenjave më të zakonshme të depresionit që shpesh qëndrojnë të fshehura:

Ndryshimet në oreks

Ngrënia e tepruar ose e pakët e ushqimeve mund të sinjalizojë praninë e depresionit – shkruan AgroWeb.org.

Disa njerëz e kanë ushqimin si ngushëllim, ndërsa te disa të tjerë disponimi largon mendjen nga ushqimi.

Këto ndryshime në ushqyerje mund të shkaktojnë rënie ose shtim në peshë.

Ndryshimet në cilësinë e gjumit

Gjumi dhe disponimi janë të lidhura fort me njëri-tjetrin.

Mungesa e gjumit mund të kontribuojë te shfaqja e depresionit dhe ky i fundit e bën gjumin shumë të vështirë.

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë 10 herë më të rrezikuar nga depresioni.

Edhe gjumi i tepërt mund të sinjalizojë praninë e depresionit, thonë ekspertët.

Përdorimi i alkoolit dhe drogës

Njerëzit me çrregullime të disponimit mund t’i përdorin alkoolin dhe drogat e ndryshme për t’u përballur me ndjesinë e vetmisë, mërzisë dhe mungesës së shpresës.

Nga ana tjetër, njerëzit që pinë shumë alkool apo konsumojnë substanca narkotike, janë më të prirë të vuajnë nga çrregullimet e disponimit.

Lumturia e sforcuar

Në shumë raste, njerëzit e fshehin depresionin me buzëqeshje – që njihet si depresioni i buzëqeshur.

Njerëzit i maskojnë simptomat me një buzëqeshje, sidomos kur janë në praninë e të tjerëve.

Megjithatë kjo lumturi e sforcuar nuk zgjat shumë dhe mërzia, vetmia dhe mungesa e shpresës dalin sërish në sipërfaqe.

Lodhja

Plogështia e madhe dhe lodhja është një simptomë e përhapur e depresionit. Studimet tregojnë se 90 për qind e njerëzve që vuajnë nga depresioni ndihen shumë të lodhur.

Lodhja e vazhdueshme bashkë me simptoma të tjera, siç janë këto që përmendëm më lartë, mund të tregojnë një depresion të fshehur.

Mungesa e përqendrimit

Njerëzit që humbin fillin e mendimeve apo kanë vështirësi të përqendrohen janë të prekur nga depresioni.

Ky i fundit e bën më të vështirë përqendrimin dhe mund t’i sfidojë marrëdhëniet e punës dhe ato personale.

Përpos të tjerave, depresioni mund të shkaktojë edhe probleme fizike, siç janë: dhimbjet e shpinës, dhimbjet kronike, problemet me tretjen dhe dhimbjen e kokës.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara