www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Pa pengesat e opozitës, në BE anëtarësohemi edhe më herët se viti 2030

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Pa pengesa të brendshme siç i shohim në opozitën maqedonase, është e mundur të hyjmë në Bashkimin Evropian edhe para vitit 2030. Në përputhje me këtë janë edhe fjalët e ministres për Evropën në administratën e presidentit francez Makron, e cila tha se një nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të hyjë para vitit 2030. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër. Pendarovski foli edhe për deklaratën e Makronit për “Evropën me shpejtësi të shumëfishta”, duke komentuar se ai në asnjë deklaratë të tij nuk ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë pjesë e Unionit.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Makron thotë në fillim të fjalës së tij, konkretisht në pjesën ku flet për riorganizimin e brendshëm të BE-së:  ‘Atë që po ju them tani, jua kam thënë pesë vjet më parë’. Është ideja e tij e vjetër për t’u thelluar para se të zgjerohet ose të thellohet së bashku me zgjerimin. Ndërkohë, nuk ka asnjë deklaratë të presidentit Makron që thotë se Ballkani Perëndimor, derisa të bëjmë thellimin, nuk duhet të hyjë. Ju e dini se Franca ishte një sponzor i kornizës negociuese evropiane që ne miratuam vitin e kaluar”. 

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Pendarovski përsëriti qëndrimin e tij se nuk e sheh se kjo do ta rrezikojë Maqedoninë е Veriut.“Ne kemi shtatë kombe në Kushtetutë, a është problem të shtohen edhe gjashtë? Si do ta rrezikojë kjo Maqedoninë? Nëse keni arsye politike, prisni që zgjedhjet e ardhshme që të vini në pushtet dhe pastaj mendoni për Evropën dhe dy të tretat e Kushtetutës, kjo është çështje tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për mendim strategjik, por për mendjengushtë që bie ndesh me interesat strategjike të Maqedonisë”, tha Pendarovski.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara