www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani për Nënën Terezë: Shenjtorja e mbarë botës vjen nga vendi ynë

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, vendosi lule në varrin e Nënë Terezës në Kalkutë, duke shprehur respektin dhe krenarinë më të thellë që gruaja më e jashtëzakonshme në botë – Shenjtorja e mbarë botës vjen nga vendi ynë. Ai e vizitoi kishën ku Shenjtorja e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, e e cila ishte jo vetëm shtëpia e saj, por edhe shtëpia e shumë njerëzve të pafuqishëm, bëri të ditur MPJ-ja.

“Modestia e një njeriu kaq të madh nuk lë askënd indiferent dhe pa ndjenjën e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe misionit të saj – t’i ndihmojmë të pambrojturit dhe t’i ushqejmë të varfërit, por jo vetëm me bukë, siç ajo dinte të thoshte, por edhe me dashuri e respekt”, tha Osmani në takimin me Motrat e nderit, ​​të cilat e vazhdojnë misionin e Shën Terezës.

Ministri i theksoi edhe veprimtarinë e saj ku burojnë historia, kultura dhe vlerat të cilat duhet t’i përkujtojmë vazhdimisht – respekt dhe tolerancë.

“Nga jeta e saj mësojmë se, Nënë Tereza i përmbahej fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë ekstreme në raport me kulturat dhe grupet e ndryshme etnike, karakteristika që jam i sigurt se ishin rrënjosur thellë tek ajo nga mënyra se si u rrit që në moshë të re nga familja e saj në Shkup. Ky koncept i ka kapërcyer dhe vazhdon t’i kapërcejë barrierat e përkatësisë fetare dhe etnike, me theks në tolerancë dhe harmoni, pavarësisht dallimeve”, theksoi Osmani

Në agjendën e Osmanit në Kalkutë janë takimet me Kryetarin e Kalkutës, Firhad Hakim, si dhe me Kryetaren e Samitit të Investimeve të Bengalit Perëndimor, Vandana Jadav.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara