www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Opozita shqiptare kritika pushtetit për mungesën e librave në ditën e parë të vitit shkollor

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Partitë opozitare shqiptare kanë kritikuar pushtetin për problemet e shumta me të cilat përballet sistemi arsimor në vend dhe që sot në ditën e parë të vitit shkollor, vihen re mungesat e mëdha.

Nga Lëvizja Besa përmes një reagimi me shkrim thanë se “krimi i këtij pushteti nuk mbetet vetëm në tenderët, por sa shkon rritet edhe në përmasa më të mëdha. Kjo më së miri dëshmohet sot, kur fillon viti i ri shkollor dhe nxënësit, sidomos të klasave të 3-ta dhe të 5-ta nuk kanë libra”. 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në Facebook shkroi se edhe ky vit shkollor po fillon me problemet e vjetra, mungesë të librave e mungesë të kujdesit nga shteti, por uroi që pengesat të kalohen së shpejti. Paraprakisht me reagim ka dalë edhe Lëvizja Demokratike, nga ku thanë se viti i ri shkollor po nis me një varg problemesh të vjetra.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara