www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nxënësit kthehen në bankat shkollore, nis sot viti i ri shkollor 2023/24

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Për mbi 200 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot fillon viti shkollor 2023/2024, i cili me vendim të Qeverisë për herë të parë në vend të 10 qershorit do të përfundojë më 17 qershor. Përveç pushimit dimëror, studentët do të kenë edhe pushim pranveror, që do të filloj nga 29 prilli dhe do të zgjas deri më 5 maj 2024.

Sipas Konceptit për Arsimin Bazë, i cili aplikohet gradualisht nga viti 2020, në këtë vit shkollor nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta do të mësojnë sipas plan-programeve të reja dhe për këtë janë duke u përgatitur tekste të reja.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dje ka njoftuar se do të ketë vonesë vetëm për tekstet e klasës së gjashtë që janë në fazë miratimi dhe pret që ato të dorëzohen gjatë muajit shtator.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara