www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Seanca për ndryshimet kushtetuese vazhdon kur të vendos Xhaferi

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka komentuar pretendimet e ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, se sot është afati i fundit për votimin e ndryshimeve kushtetuese.  Kovaçevski tha se Qeveria nuk i menaxhon seancat e Kuvendit, por atë e bën kryetari i Kuvendit, dhe kjo çështje i takon atij.  Gjithashtu, Kovaçevski deklaroi se seanca plenare e Kuvendit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e duhura, respektivisht kur të sigurohet numri i deputetëve që do ta përkrahin një proces të tillë. I pyetur nëse mund të pritet zgjatja e seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese deri në janar, duke pasur parasysh se vitin e ardhshmë do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në Bashkimin Evropian, Kovaçevski tha se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishmë duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Tani është momenti kur merret një vendim i tillë, duke qenë se vitin e ardhshëm Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut shkojnë në zgjedhje. Pas kësaj do të krijohet një komision i ri, organe të reja të BE-së, të cilat natyrisht do ta zgjasin atë proces për një kohë të pacaktuar”

Kovaçevski, ndër të tjera theksoi se, e ekemi parë se si duket të presim dhe të mos marrim vendime, duke potencuar se rrugën drejt integrimit evropian Maqedonia e Veriut e ka nisur shumë vite më parë së bashku me Kroacinë, e cila sot është shtet anëtar i BE-së.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Sa ka përparuar Kroacia dhe ku jemi ne që e kemi nisur procesin sëbashku. Vetëm vitin e kaluar, falë vendimeve të kësaj qeverie dhe koalicionit, kemi filluar negociatat me BE-në dhe kemi mundur të jemi pjesë e BE-së”

Sipas kryeministrit, politika që është bërë për 11 vjet ka dhënë vetëm rezultate të padëshiruara, ndërsa politika integruese tregon se çfarë rezultate dhe efekte pozitive mudn të ketë për qytetarët, shtetin dhe standardin jetësor.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara