www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Grabitet banka në qendër të Prishtinës

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Filiali i një banke të nivelit të dytë është grabitur pak pas mesditës në Prishtinë, duke shkaktuar panik dhe të banorët që panë të gjithë ngjarjen.

Persona të maskuar dhe armatosur hynë në ambientet e bankës që ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe dolën prej aty me një sasi parash.

Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha zëdhënësja e policisë.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara