www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdoğan: ‘Shekulli i Türkiye-s’ do të forcohet me një kushtetutë të re

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij nuk do të bëjë kurrë kompromis për sundimin e ligjit, raporton Anadolu.

“Sundimi i ligjit është qëllimi ynë i përbashkët dhe vijë e kuqe. Është detyra jonë të parandalojmë qortimet nga shoqëria duke rritur cilësinë e shërbimeve të drejtësisë dhe duke rritur besimin tek gjyqësori”, tha presidenti Erdoğan në një ceremoni në kryeqytetin Ankara me rastin e hapjes së vitit të ri gjyqësor.

Siç theksoi ai, asnjë qytetar nuk duhet të dyshojë se gjykata është dera e drejtësisë. “Për këtë arsye, ne nuk mund të bëjmë kurrë kompromis mbi parimin e sundimit të ligjit”, tha presidenti turk, duke theksuar se Türkiye vazhdon çdo vit të prezantojë paketa të reja gjyqësore.

Pas një zotimi që bëri para rizgjedhjes së tij në muajin maj, presidenti Erdoğan përsëriti premtimin e tij për futjen e një kushtetute të re civile për Türkiye-n.

“Premtimi ynë për kombin do të jetë një kushtetutë e klasit të parë, që plotëson demokracinë, ekonominë dhe liritë e klasit të parë. Vizioni ynë për ‘Shekullin e Türkiye-s’ do të forcohet me një kushtetutë të tillë”, tha Erdoğan.

“Me hapjen e parlamentit, ne do të fillojmë përsëri nismat tona për të rrënjosur demokracinë turke me një kushtetutë të re”, shtoi ai.

Kushtetuta aktuale e Türkiye-s u paraqit pas një grusht shteti ushtarak në vitin 1980.

Presidenti Erdoğan vazhdimisht ka kërkuar që të hartohet një kushtetutë e re nën sundimin civil.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara