www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vazhdojnë grafitet kërcënuese të serbëve, tani edhe në Zubin Potok

Posted on August 31, 2023August 31, 2023 by User User1

Një grafit tjetër kërcënues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është parë të mërkurën në Komunën e Zubin Potokut. Grafiti me përmbajtje kërcënuese, i cili po përdoret nga serbët si thirrje dhe nxitje për të kthyer ushtrinë në Kosovë, është vendosur në një mur mbrojtës në këtë komunë.

E për këtë dikush ka raportuar në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, në rrjete sociale serbe është raportuar për një grafit të tillë.

Rasati është hapur si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit”.

“Raportohet se në hyrje të qytetit, në një mur mbrojtës është hasur një mbishkrim me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes. Është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e Policisë.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara