www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gara për çmimet Oscar! Qendra e filmit fton shtëpitë filmike të paraqesin veprat

Posted on August 31, 2023August 31, 2023 by User User1

Hapet gara për kandidaturën e Shqipërisë për çmimet Oscar.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, fton shtëpite filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR.

Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë.

Çmimet do të akordohen nga “The Academy of Motion Picture Arts and Sciences” më 10 mars 2024.

Disa nga kriteret sipas QKK janë:

Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta dhe duhet të ketë bërë premierën në Shqipëri, që prej fillimit të  dhjetor 2022 dhe deri në përfundim të tetorit 2023.

Po ashtu, filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema në Shqipëri, për të paktën shtatë ditë rresht.

Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe, si dhe duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.

Kandidaturat mund të dërgohen deri më 2 tetor. “A cup of coffee and new shoes on”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, ka qenë kandidatura e fundit e Shqipërisë në Oscars.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve
  • Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
  • Mickoski: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara