www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska, e turpshme dhe e papërgjegjshme sjellja e kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski, i cili shtyu seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit

Posted on August 31, 2023August 31, 2023 by User User1

Është e turpshme dhe e papërgjegjshme sjellja e kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski, i cili arbitrarisht e shtyu seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën duhej të votoheshin projektet me rëndësi vendimtare për shkupjanët. 

Sllaveski në vend që të bisedonte për projekte kapitale e ndërpreu dhe e shtyu seancën në të cilën ishin disa projekte të rëndësishme infrastrukturore, projekte që do të përmirësojnë dukshëm standardin e jetesës së qytetarëve të Shkupit në disa lagje të qytetit.

Sllaveski, me siguri në pritje të udhëzimeve nga shefi i partisë së tij, sot e ka bllokuar zhvillimin e barabartë të qytetit, të cilin ai vetë e promovoi duke ecur derë më derë me programin “Për Shkupin Modern”. 

VMRO-DPMNE sot pengoi rindërtimin e rrugës Kalosh Dani, e cila është e rrënuar dhe nëpër të cilën kalojnë çdo ditë mijëra banorë të lagjes Momin Potok. Sllaveski dhe VMRO-DPMNE e dëmtuan edhe Karposhanin duke e bllokuar punën e Këshillit, duke pasur parasysh se sot këshilltarët duhej të votonin për ndërtimin e dy rrugëve të reja 1 dhe 4 dhe ndërtimin e mega parkut në komunën e Karposhit. 

Çuçer Sandevo, e cila është harruar nga të gjitha administratat e qytetit për më shumë se 30 vjet, nuk do të ketë ujësjellës të rindërtuar dhe rrjet të ri fekal dhe rindërtim të rrugëve në vendet Kuçevishka Bara dhe Bel Kamen vetëm për shkak të tekave personale të Sllaveskit. 

I bëjmë apel Mickoskit që me kohë t’u japë udhëzimet e tij këshilltarëve të tij, të cilët padyshim që nuk dinë të votojnë pa miratimin e tij kur bëhet fjalë për projektet kyçe të infrastrukturës në qytet. Në këtë mënyrë qytetarët së paku do të ndërgjegjësohen dhe do të dinë se kush po punon në interes të tyre, e kush i shikon ekskluzivisht interesat e ngushta partiake dhe personale të biznesit.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara