www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska dhe Bexheti inspektuan fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Bojanë

Posted on August 31, 2023August 31, 2023 by User User1

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sot kanë inspektuar fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Bojane të komunës së Sarajit.

Veprimtaritë e ndërtimit në terren përfshijnë rikonstruksionin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, i cili ka defekte të shpeshta si pasojë e konsumimit dhe këputjes, si dhe për shkak të profilit dhe materialit jo të kënaqshëm të tubacionit ekzistues.

– Me realizimin e këtij projekti infrastrukturor zgjidhet një problem i kahershëm në këtë pjesë të qytetit dhe banorët e këtij vendbanimi marrin ujësjellës më cilësor dhe lidhje të reja. Ne kujdesemi për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe investojmë në sigurimin e kushteve cilësore për jetë në çdo komunë dhe vendbanim të qytetit – tha Arsovska.

Kryetarja Arsovska theksoi se Qyteti i Shkupit në vazhdimësi po punon për përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetit në përputhje me projektet e premtuara nga programi “Për një Shkup modern”, ku zgjidhja e sfidave me rrjetin e ujësjellësit është një nga prioritetet.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara