www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Akuza për përmbysje të rezultatit zgjedhor, Trump vetëdeklarohet i pafajshëm

Posted on August 31, 2023August 31, 2023 by User User1

Ish-presidenti Donald Trump vetëdeklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Trump është në mesin e 19 personave të akuzuar për një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 të shtetit amerikan.

Ai u dorëzua në burgun e kontesë Fulton në Atlanta javën e kaluar, ku dhe u fotografua.

Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.

Në një dokument gjyqësor të depozituar të enjten, Trump tha se ai “e kupton plotësisht” natyrën e veprave penale dhe të drejtën e tij për t’u paraqitur në një proces gjyqësor.

“Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykimin tim mbi aktakuzën dhe nga e drejta ime për ta lexuar atë në gjykatë të hapur”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.

Trump, kandidati kryesor aktual për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, është paraqitur në secilin nga tre akuzat e tij të mëparshme./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara