www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

10% rritje për pagat e arsimtarëve dhe profesorëve

Posted on August 31, 2023 by User User1

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në “Summer Click” në TV21 tha se me marrëveshjen e re kolektive do të rregullohet çështja e pagave për arsimtarët dhe profesorët. Shaqiri tha se për më pak se një vit pagat janë rritur për 18,4 për qind, ndërsa në shtator do të rritet për 10 për qind shtesë.

“Në periudhën nga 1 shtatori…e ndaj në emisionin tuaj, ju e dini se vjet në fund të qershorit pas protestave, grevës së arsimtarëve, ne në shtator vendosëm për rritje prej 15%, në janar për 3,4%, kjo jep 18,4 për qind. Në periudhë prej një viti u arritën pagat për 18,4%, ne vazhdojmë që këtë shtator, me marrëveshjen kolektive do të të marrin 10% rritje”, tha Shaqiri.

Shaqiri tha se pas harmonizimit me pagën minimale, 10 përqindëshit do t’i shtohet edhe një përqindje e rritjes së pagës.

Për një vit, nga shtatori në shtator, në shkollën fillore dhe të mesme kemi për paga më të larta prej 35 për qind në përgjithësi, për një vit. Do të thotë 18,4 për qind të realizuara, vazhdojmë me 10 dhe harmonizimin me pagën minimale që do ta bëjmë për një përqindje të caktuar, që jemi në drejtim pozitiv bashkë me Ministrinë e Financave”, tha Shaqiri.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara