www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

1.8 milionëshi – Kovaçevski nuk sheh shkelje, VMRO kërkon prishjen e tenderit

Posted on August 31, 2023 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se tenderi i Ministrisë së Punëve të Jashtme prej 1.8 milion euro, për kompaninë Eurovia e cila është donatore e BDI-së është i rregullt dhe nuk ka asnjë dyshim për shkelje ligjore, shkruan Alsat.

Sipas tij dyshime do të kishte nëse kompania nuk do të ishte e regjistruar si donatore.

“Do të ishte e dyshimtë nëse dikush është donator i ndonjë partie politike të caktuar dhe merr tender me çmim më të lartë dhe jo me çmime më të ulët. Do të ishte edhe më e dyshimtë nëse dikush është donator i ndonjë partie politike, ndërsa nuk është regjistruar se është donator i partisë politike. Këtë patjetër ta kontrolloni si e kanë bërë pushteti i kaluar”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit thonë se pasi kanë hapur lëndë për tenderin e MPJ-së, tani presin t’i mbledhin të gjitha dokumentet e nevojshme. Goran Tërpenovski thekson se edhe institucionet e tjera përkatëse duhet të përgjigjen nëse kanë filluar punën për të hetuar tenderin 1.8 milion eurosh.

“Pse institucionet e tjera heshtin, konkretisht të drejtoheni tek byroja për furnizime publike si dhe në komisionin për mbrojtje nga konkurrenca. Sepse ashtu theksoi edhe ministri që edhe institucionet tjera të shprehen, ta kontrollojnë atë punë që të mund të ndërmarrim ndonjë masë edhe neve, pasi ne duhet ata institucione ti shfrytëzojmë”, u shpreh Goran Tërpenovski, KSHPK.

Nga VMRO-DPMNE, e pyesin ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, a do të prish tenderin me “Eurovian”.

“Osmani duhet t’i përgjigjet opinionit se pse donacioni i pranuar nga BDI-ja, i cili ishte mbi kufirin ligjor, nuk i është kthyer donatorit brenda 15 ditëve siç e kërkon Ligji për financimin e partive politike, por është kthyer pas një viti. Osmani dhe BDI duhet t’i përgjigjen opinionit se kur e kanë kthyer donacionin, nëse është bërë pas publikimit të këtij skandali në media apo kohë më parë”, theksoi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Kompania “Eurovia” vite më parë ka qenë e përfshirë në afera edhe në Shqipëri. Opozita atje e ka akuzuar pushtetin se i ka dhënë tender prej 1.5 milion euro për produkte ushqimore, kompanisë të specializuar për ndërtim “Eurovia” e cila është në pronësi të një pronari nga Maqedonia i cili po ashtu zotëron edhe biznes me bastore.

Ditë më parë, kompania nga Zhelina e Tetovës “Eurovia” e cila figuron si donatore e BDI-së, mori tender prej 1.8 milion uro për përshtatjen e sallës Sportive “Boris Trajkovski” për samitin e ministrave të OSBE-së i cili do të mbahet në dhjetor të këtij viti./ Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara