www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Serie A bëhet me një “Ibra” të ri: Frosinone siguron shërbimet e Arijon Ibrahimoviqit

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Formacioni i Eusebio Di Francescos është forcuar në sulm, kjo pas marrëveshjes për sulmuesin e ri të Bayern Munichut.

Kështu shkruan “Goal”, edicioni italian, duke thënë se ligës italiane Serie A, i është shtuar një “Ibra” i ri, shkruan Klankosova.tv.

Ai është kosovari Arijon Ibrahimoviq.

“Goal” thotë se ndonëse Zlatan Ibrahimoviqi u përshëndet në ditën e fundit të sezonit të kaluar në ndeshjen Milan-Verone, Serie A megjithatë do të bëhet me një “Ibra” të ri.

Frosinone, në kërkim të elementeve të reja në departamentin e sulmit, ka arritur marrëveshje me Arijon Ibrahimoviqin, sulmuesin e ri të Bayern Munich, i cili me Zlatanin ka të përbashkët vetëm mbiemrin.

I lindur në vitin 2005 me prindër kosovarë, Arijon Ibrahimoviq u rrit duke luajtur futboll mes Nurembergut dhe Greuther Fürthit, para se të kalonte në Bayern Munich (në moshën 12 vjeçare, më 2018).

Në vitin 2021, edhe pse nën moshë, ai debutoi në U-19 (ishte vetëm 15-vjeç).

Duhet kujtuar se Arijon Ibrahimoviqi dhe Zlatan Ibrahimoviqi nuk janë asgjë mes vete.

Sipas “Sky Sports”, Frosinone duket se ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferin e sulmuesit të krahut.

Arijon Ibrahimoviq, sezonin e kaluar, debutoi në ekipin e parë duke iu falënderuar Julian Nagelsmannit, në fitoren e tyre 3-0 kundër Bochumit. /Klankosova.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara