www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

NATO mesazh urimi Turqisë me rastin e 30 Gushtit – Ditës së Fitores

Posted on August 30, 2023 by User User1

Komanda Tokësore Aleate e NATO-s (LANDCOM) e uroi Türkiye-n me rastin e 30 Gushtit – Ditës së Fitores dhe Ditën e Forcave të Armatosura Turke, transmeton Anadolu.

LANDCOM, e cila vitin e kaluar uroi 30 Gushtin – Ditën e Fitores e cila ndodhi më 1922 me një mesazh të ngjashëm, por e fshiu mesazhin e saj në rrjetet sociale pas kundërshtimit të Greqisë, këtë vit LANDCOM e uroi në turqisht me fjalët: “Gëzuar Ditën e Fitores”.

Në vazhdim të mesazhit të LANDCOM-it me seli në Izmir në platformën X, shkroi: “Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Türkiye-n që na priti në këtë ditë të veçantë. Türkiye ka marrë pjesë në shumë operacione dhe stërvitje që nga anëtarësimi në NATO në vitin 1952 dhe ushtarët e saj kanë treguar gjithmonë profesionalizëm dhe këmbëngulje të madhe. Türkiye dhe NATO janë më të forta dhe më të sigurta së bashku”.

LANDCOM bëri një postim të ngjashëm më 30 gusht vitin e kaluar, por mesazhi në mediat sociale u fshi pas kundërshtimit të Greqisë.

Ndërkaq, fshirjen e mesazhit të urimit, Türkiye e solli në vëmendje të autoriteteve të NATO-s duke thënë se kjo ishte e papranueshme. Më pas, LANDCOM publikoi një mesazh të ri urimi më 1 shtator.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara