www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Me flamurin e Serbisë i mbuloi targat e Tetovës dhe vozitej me veturë, Policia e dënoi shoferin

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Policia e ka gjobitur sot personin i cili ka një kohë që vozitej nëpër Tetovë me një pjesë të targave të mbuluara me flamurin serb, konkretisht të mbuluar në pjesën ku shënohet shkurtesa e emrit të shtetit (NMK). Këtë veturë gazetari i Portalb.mk disa herë e ka parë të qarkullojë nëpër Tetovë. 

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, njoftuan për Portalb.mk se pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, sot rreth orës 12.30 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë kanë ndaluar veturën Mercedes me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar personi S.K.(59) nga fshati Zhilcë e Tetovës, ku gjatë kontrollit të kryer është konstatuar kundërvajtje në trafik e dënueshme sipas nenit 36 alinea 5 ,,Dëmtim, mbulim apo vendosje të shenjave të ndryshme ose afisheve në targat e regjistrimit të automjetit”.

Për këtë nga Policia thanë se për janë marrë masa adekuate.

“Është përgatitur parashtresë përkatëse, gjobë në vlerë prej 100 euro në kundërvlerë të denarit”, thanë nga SPB Tetovë.

Përndryshe, në Tetovë më 11 gush gjatë manifestimit në qendër të Tetovës si rezultat i vizitës së kryeministrit të Kosovës, një qytetar valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe. Për këtë qytetar, MPB-ja po mbledh informacione. Ndërkaq, rasti nuk u la pa u komentuar as nga presidenti i Serbisë – Aleksandar Vuçiq.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara