
Burger King do të përballet në gjykatë nën akuzën se i paraqet hamburgerët e saj ‘Whopper” në meny më të mëdha se sa janë në realitet ka thënë një gjykatë në SHBA.
Padia akuzon gjigantin e fast food se i ka keq informuar konsumatorët duke shfaqur hamburgerin të një madhësie jo reale dhe të mbushur me përbërës të cilat nuk të ofrohen kur e porosit në të vërtetë hamburgerin.
Burger King kanë thënë për BBC se pretendimet e gjykatës nuk janë të bazuara megjithatë padi të ngjajshme në SHBA janë ngritur edhe ndaj McDonalds dhe Wendy’s.
Në padinë ndaj tyre thuhet se hamburgeri Whopper paraqitet 35% më i madh se sa është realisht dhe me dyfishin e sasisë së mishit krahasuar me hamburgerin origjinal.
Më parë Burger King ka argumentuar se nuk është e detyruar që të përgatis burger të cilët duken saktësisht si në fotografi.
