www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

FMN: Ndryshimet klimatike mund të rrisin rastet e vdekjeve

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë konfliktet në shtetet e brishta dhe të shkatërruara nga lufta. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Fondi Monetar (FMN).

Banka Botërore çdo vit rishikon një listë të vendeve të klasifikuara si shtete të brishta dhe të prekura nga konflikti, nga të cilat aktualisht janë 39 dhe 21 janë në Afrikë. Raporti i së mërkurës mbulon të 61 vendet që kanë qenë në listë që nga viti 2006, raportojnë mediat e huaja.

Ndryshimet klimatike përkeqësojnë trazirat ekzistuese, të vendeve të brishta që vuajnë nga lufta dhe konfliktet e përgjakshme, të tilla si uria dhe varfëria.

Vdekjet nga konfliktet si pjesë e popullsisë mund të rriten me afër 10% në vendet e brishta deri në vitin 2060, tha FMN, duke shtuar se ndryshimi i klimës mund të shtyjë edhe 50 milionë njerëz të tjerë në shtetet e brishta në uri deri në vitin 2060.

Udhëheqësit afrikanë kanë thënë se vendet më të pasura duhet të ofrojnë më shumë para për t’i ndihmuar ata të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe kalimin në energji më të gjelbër, duke pasur parasysh se shumica e vendeve afrikane kanë prodhuar një pjesë relativisht të vogël të emetimeve që shkaktojnë ngrohjen globale.

Ata pritet të përpiqen të arrijnë një pozicion të unifikuar negociues për klimën në Samitin Afrikan të Klimës nga 4-6 shtator, përpara samitit të klimës COP28 të OKB-së në Emiratet e Bashkuara Arabe që fillon në fund të nëntorit./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara