www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Acerbi i vë syrin derbit, konfirmon mungesën të dielën

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Francesco Acerbi do të vijojë të mungojë për Interin, të paktën edhe këtë fundjavë, kur zikaltrit të përballen me Fiorentinën në “San Siro”, sfidë e planifikuar për t’u luajtur të dielën në orën 18:30.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Acerbi, që i pyetur nga tifozët në hyrje të qendrës stërvitore të Interit, deklaroi se nuk do të luajë ndaj Fiorentinës, por maksimumi mund të ulet në stol.

Mbrojtësi veteran italian u dëmtua pak ditë para nisjes së kampionatit dhe nuk ka mundur të vihet në dispozicion të Inzaghit për dy ndeshjet e para të sezonit, megjithatë mungesa e tij nuk është ndjerë, pasi zikaltrit nuk kanë pësuar asnjë gol ende.

Synimi i Acerbit është të rikuperohet për derbin e 16 shtatorit ndaj Milanit, teksa deri atëherë i takon holandezit De Vrij të marrë masat për të udhëhequr prapavijën.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Ky eshte autori i vrasjes ne Turqi!
  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara