www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A do të bëhet Shqipëria fuqi nafte me fond sovran?

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Revista italiane “Panorama”, shkrim për zbulimin e pasurisë nëntokësore në Shpirag

Zbulimi në Shpirag i naftës dhe gazit nxit kureshtjen e italianeve. Revista prestigjioze italiane ngre pyetjen nëse pas suksesit në turizëm Shqipëria do të kthehet në një vend me potencial të madh nafte në rajon. Gazetarët italianë krahasojnë gjetjen në Shpirag me fushat e mëdha të naftës në Itali.

Pasi u bë Eldoradoja e re e turizmit, a do të bëhet Shqipëria edhe një fuqi nafte me një Fond Sovran? Me këtë pyetje, revista prestigjioze italiane “Panorama” përmes dy gazetareve Stefano Piazza dhe Giovanni Brussato kanë shkruar një artikull për gjetjen e sasisë së naftës dhe gazit në malin e Shpiragut në Berat.

Fakt i publikuar pak ditë më parë edhe nga kryeministri Rama në një konferencë të posaçme. Pritshmëritë e qeverisë shqiptare janë të larta për një sasi të madhe gazi dhe nafte pas shpimit të mbi 6 kilometrave të nëntokës në Shpirag. Por do duhet të priten provat e Tetorit për të dalë në konluzionet finale për pasurinë shqiptare të zbuluar.

Revista italiane i ka bërë një retrospektive nisjes së kërkimeve për këtë pasuri natyrore shqiptare. Historia fillon në vitin 2012 kur u identifikuan tre blloqe që mbulojnë një sipërfaqe prej 4,084 km2, ku përsëri sipas ”Shell”, ”në këtë zonë janë identifikuar edhe shumë akumulime të tjera të mëdha, potenciale të hidrokarbureve të patestuara ende, të cilat ofrojnë mundësi për eksplorim në të ardhmen”.

Dy gazetaret kane hequr edhe nje paralele mes kontrastit gjeologjik të Shpiragut të cilin e kanë krahasur me fushat e mëdha Val D’Agri dhe Tempa Rossa në Itali, ku po e njëjta kompani operon për nxjerrjen e kësaj pasurie nëntokësore.

Në pranverën e vitit 2019, ”Shell” njoftoi se testet fillestare në pusin ”Shpirag-4”, pranë Beratit, konfirmuan potencialin e rrjedhës së një zbulimi të rëndësishëm të naftës së lehtë. ”Shell” në këtë zonë ka shpuar katër puse të ndryshme nafte deri më sot.

Shkrimi në revisten italiane vendos theksin edhe tek prezenca e strukturave gjeologjike të përshtatshme për të shërbyer si shkëmb rezervuari në nëntokën e malit gëlqeror të Shpiragut në Shqipërinë e Jugut, fakt i cili njihet prej më shumë se 20 vjetësh.

”Shell” po vazhdon me aktivitetet e shpimit të ”Shpirag 5”, pas eksplorimit të suksesshëm të ”Shpirag 4”, i cili ka një prodhim total prej mijëra fuçish në ditë.

“Nëse kërkimet do të jenë të suksesshme, është e natyrshme që kompania të prodhojë naftë dhe gaz natyror në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe ky mund të jetë një faktor transformimi ekonomik për vendin me të ardhura nga taksat, vende pune dhe investime të huaja në ekonomi.”

Shtrirja e rezervës ende nuk është deklaruar dhe për këtë arsye është e parakohshme për të dhënë vlerësime konkrete, thotë revista italiane, por ndikimi që një zbulim i tillë do të ketë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara