www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mariçiq: Fjalimi i kryetarit të Këshillit të Evropës, kthesë serioze në politikën e BE-së për zgjerimin

Posted on August 29, 2023August 29, 2023 by User User1

-Fjalimin e kryetarit të Këshillit të Evropës e shoh si një kthesë serioze në politikën e BE-së ndaj zgjerimit sepse për herë të parë pas zgjerimit të kaluar kemi përcaktim kohor të cilin personi zyrtar i BE-së e paraqet si termin të mundshëm për zgjerimin e ardhshëm, thotë në deklaratë për MIA-n zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Sinjali i këtillë nga BE-ja, sipas Mariçiqit, duhet të shfrytëzohet dhe do të ishte për keqardhje nëse e humbim mundësinë dhe e bllokojmë veten.

“Ai është një sinjal mjaft i rëndësishëm nga BE-ja të cilin ne duhet ta shfrytëzojmë. Kjo do të thotë se të gjitha përpjekjet që i investojmë tani, këtë vit, të gjitha përpjekjet për të cilat na thonë se po shpejtojmë, janë të arsyeshme dhe dëshirojmë ta kapim trenin, ta kapim këtë mundësi që na jepet”, thotë Mariçiq.

Porosia e dërguar nga Forumi strategjik i Bledit, vlerëson Mariçiq, është sinjal i mjaftueshëm se gjërat në BE po ndryshojnë për më mirë, drejt më të volitshmes për ne dhe sa më shpejtë t’i përfundojmë obligimet tona, aq më shpejtë do të gjendemi në grupin e anëtareve të ardhshme të BE-së.

Lidhur me propozimin e kryetarit të Këshillit të Evropës për vendosje “confidance clause”, Mariçiq vlerëson se kjo jep shpresë dhe besim që një shtet anëtar i cili sapo është pranuar, nuk ka të drejtë të bllokojë shtetin fqinj për disa çështje të caktuara.

“Ato veto deri më tani krijuan trazirë të madhe në rajon, trazirë të madhe në BE dhe e goditën drejtpërdrejtë kredibilitetin e BE-së. Në këtë mënyrë do të sigurohet se nuk ka mundësi cili do shtet që do të inkuadrohet në BE ta bllokojë fqinjin e vet, në mënyrë që ai proces të shkojë pa pengesa. Në atë kuptim edhe kryeministri Andrej Plenkoviq tha se është kyçe që çështjet bilaterale të përjashtohen nga procesi negociues në mënyrë që ai proces të mund të ketë kredibilitet”, thekson Mariçiq.

Ajo në të cilën shteti duhet të fokusohet, sipas Mariçiqit, janë reformat. Procesi i inkuadrimit, thotë ai, kërkon transformim tek shtetet kandidate, por gjithashtu kërkon edhe adaptim të BE-së ndaj pranimeve të anëtareve të reja.

“Sinjalin nga Sharl Mishel e kuptoj si porosi që ato procese të rrjedhin paralelisht në mënyrë që të mos humbet kohë. Reformat në BE dhe reformat për zgjerim tek shtetet kandidate të rrjedhin paralelisht dhe ai proces të bashkohet në vitin 2030 dhe atëherë të jenë të gatshme edhe shtetet kandidate me rregulla të zbatuara të BE-së të bëhen anëtare të cilat do të kontribuojnë për zhvillim të Unionit”, thotë Mariçiq.

Pritja, konsideron Mariçiq, nuk është strategji e mirë. “Pritja është vetëm strategji e cila do ta zbrazë shtetin nga të rinjtë dhe do ta vrasë shpresën për BE”, vlerëson zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në deklaratë për MIA-n. 

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara