www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Si duhet nisur të hënat produktive

Posted on August 28, 2023August 28, 2023 by User User1

E hëna njihet si ditët më sfiduese të javës për shumëkë. Kjo për shkak se kthehemi pas pushimit, por planifikimi më i mirë i ditës së hënë mund të ndikojë në mbarëvajtjen e javës, sugjeron Akademi Pune.

  • Planifikojeni fundjavën paraprakisht

Fundjava e mirë mund të ndikojë në fillimin produkiv të javës, veçmas nëse gjatë ditëve të pushimt bëni ndonjë aktivitet që ju pëlqen dhe kaloni kohë me miqtë dhe familjarët. Poaq pozitivisht do të ndikonte edhe të vizituarit e ndonjë vendi të ri,

  • Shfrytëzojeni mbrëmjen e ditës së premte si parapërgatitje për të hënën

Mund ta shfrytëzoni ditën e premte si parapërgatitje për detyrat që planifikoni t’i bëni nga e hëna e në vazhdim, kësisoj do ta keni një planprogram paraprak më lehtë të menaxhueshëm.

  • Merruni me ndonjë aktivitet sportiv

Nëse gjatë fundjavës merreni me ndonjë aktivitet sportiv, do të nënkuptonte që ditën e hënë në punë ta filloni më të motivuar dhe më pozitiv. Dihet mirëfilli se sporti ndihmon të ndihesh më mirë dhe më i relaksuar, krahas përfitimeve të panumërta shëndetësore.

  • Sigurohuni të bëni gjumë të rehatshëm   

Një gjumë i mirë nënkupton që jeni më të pushueshëm dhe të gatshëm për ditën e radhës. Prandaj ditën e diel shkoni për të fjetur pak më herët se zakonisht dhe sigurohuni të bëni gjumë të mjaftueshëm, në mënyrë që të zgjoheni të pushueshëm dhe me më shumë energji.

  • Planifikoni diçka pas orarit të punës

Mos mendoni veç t’ia dilni mbanë të hënën, si të ishte një ditë veç torturuese dhe e parëndësishme e javës. Në vend të kësaj planifikoni gjëra që ju pëlqejnë për t’i bërë pas punës si ndonjë ushqim apo serial që ju e pëlqeni. 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara