www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Plenkoviq: Atë që po i bëjmë Maqedonisë nuk është e drejtë

Posted on August 28, 2023August 28, 2023 by User User1

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë u shpreh se e vetmja rrugë përpara kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së është eliminimi çështjeve bilaterale. 

Si model më të mirë për këtë çështje, ai e theksoi Maqedoninë e Veriut, e cila fillimisht ishte e bllokuar nga Greqia, ndërsa tani nga Bullgaria.

“Të gjitha çështjet bilaterale që nuk janë formalisht dhe juridikisht të lidhura me legjislacionin e BE-së duhet të eliminohen nga procesi i anëtarësimit. Është e vetmja rrugë përpara dhe flas nga përvoja. Shembulli me Maqedoninë e Veriut është simbolik. Pritën 15 vite të zgjidhin kontestin me Greqinë dhe pasi e zgjodhën, tani kemi kontest tjetër. Kjo nuk është fer dhe kjo dëmton imazhin e BE-së kurse unë këtë e them publikisht me vite dhe do të vazhdoj ta them”, u shpreh kryeministri kroat Plenkoviq. 

Në po të njëjtin forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se vendi i tij ka dëshmuar se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme.

“Jam i bindur se Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme dhe nga secili prej tyre dolëm si vend më i fuqishëm. Nga vendet e vjetra kandidate, jemi më të mirët në shumë aspekte në kuptim të implementimit të legjislaturës evropiane, stabilitetit mikro financiar, që u dëshmua ga BE-ja dhe instrumentet e BE-së. Për këtë shkak them se viti 2030 është i realizueshëm si qëllim”, tha mes tjrash Kovaçevski.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara