www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mickoski përsëriti qëndrimin: Pushteti nuk ka shumicë dhe nevojiten zgjedhje të shpejta

Posted on August 28, 2023August 28, 2023 by User User1

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistë për gazetën e Beogradit, Politika, thotë se nuk ka garanci se këto do të jenë ndryshimet e fundit të Kushtetutës. Ai gjithashtu akuzoi diplomacinë maqedonase se nuk ka luftuar për pozita më të mira dhe garanci që të mos ketë pengesa të reja në  rrugën e euro integrimeve. Në deklaratën e dhënë sot në Berovë, përsëriti se pushteti nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese dhe se nevojiten zgjedhje të parakohshme.

“Ja, kaluan më shumë se 10 ditë që kur Talat Xhaferi hapi atë seancë për ndryshimet kushtetuese, u shter rendi i ditës, u votua për rendin e ditës, ishte e qartë se nuk ka shumicë të 2/3 dhe ishte e qartë që nuk ka shumicë për të realizuar atë që e kanë marrë si detyrim. D.m.th. se politika e tyre e vetme u përplas për murri dhe në mungesë të cilësdo politikë që mundet të kohezohet, është normale dhe legjitime që opozita dhe populli të kërkojnë sa më shpejtë që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara