
Autoritetet greke kanë thënë se katër persona kanë vdekur dhe 18 janë shpëtuar të hënën pas fundosjes së një anije që mbante emigrant afër ishullit grek të Lesbos ndërsa anije kishte ardhur nga ujërat turke
Rojat Bregdetare thanë se një anije e tyre shpëtoi 18 të mbijetuarit përfshirë 4 persona pa vetëdije dhe i ka dërguar në portin e Mytilene në ishullin Lesbos.
Roja Bregdetare ka thënë se këtë vikend kanë shpëtuar edhe anije tjera në Detin Egje duke thënë se dy muajt e fundit janë shtuar valët e emigrantëve, raporton The Associated Press.
Për dekada, Greqia ka qen destinacion i preferuar tranzit për emigrantët që tentojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.
