www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Integrimi evropian, rruga e vetme për Kosovën

Posted on August 27, 2023August 27, 2023 by User User1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Forumin Evropian Alpbach ka diskutuar mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian me vende demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtjen e parimeve të të drejtave të njeriut, sundimit të ligji dhe luftimin e autokracive.

Ajo ka shkruar në Facebook të dielën se këto tipare e bëjnë Evropën të guximshme, derisa shtoi se integrimi evropian është rruga e vetme për Kosovën. Rrugën euroatlantike, Osmani e quajti familje.

“Kjo është tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, ku kisha nderin të diskutoj në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera. Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme. Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani gjendet në Alpbach të Austrisë për edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian.

Forumi Evropian Alpbach nga viti 1945, mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara