www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Akne në trup? Kjo është zgjidhja

Posted on August 27, 2023August 27, 2023 by User User1

Përsa i përket akneve në trup, këshilla më bujare që mund t’ju japim është të bëni një kontroll mjekësor te mjeku specialist.
Kështu do mund të identifikoni llojin e lëkurës suaj dhe se çfarë nevojitet saktësisht për shqetësimin tuaj. Mos harroni, aknet në trup mund të vijnë si pasojë e një çrregullimi hormonal ndaj zgjidhja e problemit mund të jetë shumë më e thellë se ç’duket.

Sidoqoftë, nëse këtë muaj jeni ngushtë me paratë, për dy javë shkoni në plazh dhe kohën e keni të limituar, më poshtë do të gjeni tre zgjidhje të mundshme, falë të cilave njerëzit shprehen se kanë arritur të reduktojnë aknet në trup.

1 Sapuni i zi afrikan është i përshtatshëm për çdo lëkurë dhe mjaft i pasur me antioksidantë. Ai gjithashtu redukton sasinë e yndyrës në trup dhe madje ndihmon në përmirësimin e ekzemës.

2 Thuhet se vaji i kamforit është miku më i mirë i kujtdo që ka një lëkurë të yndyrshme. Do të mundësojë vrasjen e baktereve që shkaktojnë krijimin e akneve. Ky vaj mund të jetë pak i ashpër për lëkurën e thatë ndaj përdoreni në mënyrë të moderuar.

3 Produktet të cilat përmbajnë acid salicilik janë po ashtu të këshillueshme, shkruan anabel. Dermatologët thonë se acidi në fjalë mundëson një depërtim dhe pastrim të thellë të lëkurës

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara