www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trump: Paditë ndaj meje janë iniciuar nga Biden

Posted on August 26, 2023August 26, 2023 by User User1

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Truth” pas aktakuzës së katërt në Georgia

“Me kalimin e kohës njerëzit harrojnë! Të gjitha këto akuza dhe padi kundër meje janë iniciuar nga ‘i korruptuari Joe Biden’ dhe fashistët e së majtës radikale”, tha manjati në postim.

Ai tha se kjo është arma e zgjedhur demokratëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.

“Në të vërtetë, ata besojnë se lidershipi republikan nuk është mjaftueshëm i fortë për t’i ndaluar mashtrimin e tyre. Por, unë do t’i ndaloj, sepse nuk kemi zgjidhje, nëse nuk fitojmë, nuk do të kemi më vend”, tha ish-presidenti.

Ditë më parë, ish-presidenti Trump ka pozuar për foton e tij në burgun e krahinës Fulton në Georgia.

Trump mori 13 akuza në lidhje me një plan të dyshuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Georgia.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara