www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pikëpyetja që shton ankthin te fëmijët

Posted on August 26, 2023August 26, 2023 by User User1

“Mos u bëj merak, unë e kam si çunin tim”. I thotë dadua apo edukatorja nënës të fëmijës, për ta qetesuar dhe siguruar që e mban mirë fëmijën që i është bësuar.

Dadua apo edukatorja, vërtetë mund ta mbajnë mirë fëmijën, por shprehja që ato përdorin nuk e qetëson fëmijën, por përkundrazi e shton pasigurinë që ndjen fëmija kur shkëputet nga nëna.

Sado i vogël të jetë fëmija, kur shkëputet nga nëna i rritet shkalla e ankthit.

Ai nuk e kupton pse nëna e çon në çerdhe apo kopësh. Pra në një vend të huaj për fëmijën.

Pse duhet ta mbajë një njeri që nuk e njeh?

Këto pikëpyetje te fëmija provokojnë gjendje alarmi. Dhe kur shtohen dhe shprehje të tilla të pakujdesshme që mbase nënën e qetësojnë, por fëmijën vetëm e trembin.

Fëmija kur dëgjon këtë shprehje, që “e dua si fëmijën tim”, mendon që nëna e tij nuk e do dhe do ta lërë me këtë gruan tjetër.

Kini kujdes prindër, të rritur, zgjidhini fjalët jo vetëm për tu qetësuar vetë, por edhe për të mos rritur shkallën e ankthit të fëmijës. Me ankthin nuk bëhet shaka.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara