www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paralajmëron Escobar/ Emra biznesmenësh dhe politikanësh në listën e zezë

Posted on August 26, 2023August 26, 2023 by User User1

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se do të ketë emra të rinj të biznesmenëve e politikanëve me fuqi në Ballkan të cilët do të hyjnë në listë të zezë.

“Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata Biden, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin. Sepse korrupsioni është kaq gërryes për shoqëritë. Nuk mund të bëjmë një njoftim për sanksione, por të jeni të sigurt që do të ketë”.

Më tej në intervistën e tij, Escobar thekson se ShBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan të gjitha vendet që e afrojnë rajonin me BE-në.

“Doja ta bëja të qartë se SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë”, tha ai për mediumin maqedonas 360°.

Ndër të tjera, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se në të gjithë rajonin e Ballkanit, korrupsioni është një problem i madh, teksa shtoi se ekziston një arsye tjetër pse ShBA-ja do ta shoh rrugën evropiane të hapur për të gjitha vendet.

“Çdo vend që ka hyrë në BE është më i qëndrueshëm, më demokratik dhe më i avancuar, dhe në të njëjtën kohë më i drejtë për sa i përket drejtësisë për qytetarët e tij. Kjo është një arsye tjetër pse ne duam t’ju shohim në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha ai./ CNA

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara