www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në UT nga e hëna do të fillojë afati i parë i regjistrimit të studentëve

Posted on August 26, 2023August 26, 2023 by User User1

Në Universitetin e Tetovës nga 28 gushti e deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24.

Edhe këtë vit akademik, siç theksohet universiteti i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur kandidatët, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin tonë.

“Të gjitha shërbimet e administratës do të jenë të angazhuara, gjatë afatit të regjistrimit që do të përkujdesen për mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procedurave administrative për kandidatët që do të aplikojnë në programe të ndryshme studimore”, thuhet në kumtesën e UT-së.

Për vitin akademik 2023/24, Universiteti i Tetovës do të regjistrojë studentë të rinj në 13 njësitë akademike që i posedon. Nga Zyra për arsim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se nga aplikimet online, vërehet interesim i madh i kandidatëve për t’u regjistruar në këtë universitet.

Nga kjo zyrë po ashtu apelojnë deri te të gjithë kandidatët, që gjatë procesit të aplikimit t’i ndjekin të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e konkursit të Universitetit të Tetovës, për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2023/24, duke klikuar në këtë link: https://unite.edu.mk/apply/.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara