www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Politika e vetme e Mickoskit dhe VMRO-së është ajo e bllokadës

Posted on August 26, 2023August 26, 2023 by User User1

LSDM-ja e ka akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin, se ky i fundit më herët ishte kundër NATO-s, ndërsa tash është kundër BE-së.

“Mickoski ishte kundër NATO-s, tani është kundër BE-së. E vetmja politikë e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së së tij është politika e bllokadës, izolimit dhe frenimit të proceseve që nënkuptojnë jetë më të mirë dhe integrim të shtetit. Mickoski ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe ishte i vetmi që nuk e përgëzoi pranimin e vendit në Aleancë. I njëjti Mickoski sot është kundër anëtarësimit në BE”. “Pasi dështoi ajo gënjeshtër, ai më vonë gënjeu se gjuha do të rrezikohej, se nuk do të quhej më maqedonase, kështu që pas nënshkrimit të Marrëveshjes me FRONTEX në gjuhën zyrtare maqedonase pa fusnota dhe shtesa, ai shpiku një diktat bullgar, të gjitha me qëllimin për të punuar kundër integrimit në BE… Blloku pro-evropian do të sigurojë anëtarësimin në BE, qytetarët tanë nuk e meritojnë të ulen sërish në dhomën e pritjes siç thotë vetë Mickoski se nëse duhet do të presim 10, 20 apo edhe 30 vjet”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara