www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LD: Qeveria të fokusohet në çmimet e artikujve ushqimor dhe jo të merret me aktivitete të panevojshme 

Posted on August 26, 2023 by User User1

Lëvizja Demokratike  ka reaguar për rritjen e çmimeve të artikujve ushqimore.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë ankohen për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të artikujve ushqimorë dhe në këtë drejtim tashmë kemi një anarki të vërtetë. Duket qartë se Qeveria aktuale, me neglizhencën e saj, ua ka hapur rrugën atyre tregtarëve të papërgjegjshëm, të cilët kanë kontroll të plotë në këtë të keqe. 

Shporta e qytetarëve gjithnjë e më shumë po zbrazët, duke u kufizuar vetëm në ato produkte që janë të domosdoshme për ekzistencë. Shtimi i varfërisë është një tregues për përkeqësimin e gjendjes, e cila mund të rezultojë edhe me pasoja tjera, siç është ikja e madhe e të rinjve, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtë Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Muamed Demiri nga Lëvizja Demokratikr.

Lëvizja Demokratike vlerëson se Qeveria urgjentisht duhet të fokusohet në zbutjen e kësaj gjendje përmes vënies në kontroll të çmimeve të artikujve më të nevojshëm ushqimor dhe jo të merret me aktivitete të panevojshme dhe të shtrenjta. Shtrenjtimi i paralajmëruar i bukës në muajin shtator, do të jetë edhe një grusht i madh në buxhetin e zbehtë të qytetarëve, kurse varfëria do të trokasë edhe më zëshëm në dyert tona.


Lajmet e fundit…

  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara