Janë dëgjuar të shtëna rreth gjysmë ore më parë në qendrën tregtare “East Gate”.
Ministria e Brendshme konfirmon se ka raportim për të shtëna me armë në garazhet e qendrës tregtare.
Sipas informacioneve të para, deri më tani nuk ka pasur të lënduar.
TV Telma ka raportuar se ëdhtë gjuajtur në drejtim të Rade Trajkovski Shtekli i cili ishte në një automjet të blinduar. Shtekli jozyrtarisht lidhej me vrasjen e futbollistit të ri Martin Janushev. I cili pas arrestimit u ekstradua në Serbi.