SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të jenë me ne në të gjitha proceset kyçe për përparimin demokratik të vendit, nga pavarësia e deri më sot, dhe janë mbështetësi më i madh i arritjes së dy synimeve kryesore strategjike të vendit, që është anëtarësimi në NATO të cilën e arritëm dhe atë që vijon anëtarësimin në BE, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.
Ai informoi se në takimin e sotëm është diskutuar për zhvillimin e ngjarjeve dhe procesin në rrugën tonë integruese evropiane, si dhe për inicimin e ndryshimeve kushtetuese. Siç tha ai, nuk do të ketë marrëveshje të re, as nuk do të ketë mundësi për rinegocim të kornizës së negociatave.
Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e Shteteve të Bashkuara në të gjitha proceset, si dhe për angazhimet personale të Escobarit, si në drejtim të zhvillimit të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe në angazhimet e tij personale për promovimin e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
“Në takimin e sotëm u diskutua për zhvillimin e ngjarjeve dhe proceset në rrugën tonë integruese evropiane, si dhe inicimin e ndryshimeve kushtetuese. Biseduam për ecurinë e suksesshme të procesit të shqyrtimit dhe mbi të gjitha për procesin e nisjes së ndryshimeve kushtetuese, të cilat përveç BE-së, edhe SHBA-të e konsiderojnë hap kyç dhe të rëndësishëm në sigurimin e së ardhmes evropiane dhe vazhdimin e procesit të Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.