Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska sot inspektoi rregullimin e Kopshtit të ri Botanik, ku ekipet e NP “Rrugë dhe rugica” dhe të NP “Parqe dhe gjelbërime” intezivisht punojnë në rregullimin e kopshtit të ri Botanik. Kopshti i ri Botanik është rregulluar në kuadër të Kopshtit Zoologjik, ka një sipërfaqe prej 12,600 metrash katrorë, ku do të mbillen më shumë se 4,600 pemë unike dhe fidane, do të vendosen pajisje të reja urbane, vëzhgime dhe përmbajtje të tjera të shumta për vizitorët.
Kopshti botanik do të jetë një kënd i ri i gjelbër për pushim dhe rekreacion për vizitorët, por edhe për ekspozimin e bimëve të rralla apo të pazakonta, kurse edukative nga botanistët, hortikulturistët dhe kopshtarët, si dhe evente për brezat më të rinj. Kjo hapësirë më parë e zbrazët dhe e çrregullt do të jetë një kryqëzim natyror midis Kopshtit Zoologjik dhe Parkut të Qytetit.
Peizazhi i kopshtit bëhet me faza, ekipet e NP “Rrugë dhe rugica” punojnë në ndërtimin e shtigjeve, ndërsa ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime” vendosin një rrjet hidranti dhe një sistem vaditjeje përpara se të gjelbërojnë plotësisht zonën.
Në kopsht do të mbillen lloje të bimëve autoktone që janë të përhapura natyrshëm në Maqedoni, por do të ketë edhe lloje të bimëve jovendase të sjella nga jashtë. Do të mbillen edhe bimë endemike që janë specifike vetëm për Maqedoninë.
Peizazhi i Kopshtit Botanik është pjesë e një sërë projektesh nga programi “Për Shkupin modern” për ndërtimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra në qytet, të cilat po realizohen me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit, sepse Shkupi dhe qytetarët meritojnë përmbajtje moderne dhe ekologjike që do të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit.




