Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar sot zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan, Gabriel Eskobar. Krahas për çështjet vendore, kanë biseduar edhe për Kosovën, transmeton TV21.
Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në Facebook bëri të ditur se në takim bashkërisht kanë vlerësuar që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.
“Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot”, qëndron mes tjerash në njoftim.
